Me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, ish-Presidenti i Republikës, z. Alfred MOISIU, priti në zyrën e tij familjarët e dëshmorit të Atdheut Kujtim Frangu, komisionerit demokrat i cili u vra në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në fshatin Lis të rrethit Mat.
MOISIU tha se amaneti për brezat e rinj është se Shqipëria është gjithçka tjetër.
Ndërsa familjarët e dëshmorit kërkuan vëmendjen e shtetit për të qënë më pranë familjeve me status të veçantë.
Në një atmosfere të ngrohtë, Presidenti shprehu konsideratën e tij duke theksuar se figura te tilla te cilat për të mbrojtur idealet nuk kursejnë as jetën, janë shembull për të gjithë ne.
Moisiu: Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë.
Në fund të takimit, ish-Presidenti dha dhe një mesazh për politikën dhe brezin e ri duke e quajtur dhe si një formë amaneti, se nuk mund të vihet asgjë mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit.
Familjarët falenderuan ish-Presidentin z. Alfred MOISIU për kontributin e tij ne nderimin figurës së deshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” ,Ministrinë e Mbrojtjes e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”, Bashkinë e Matit për organizimine ceremonies dhe Këshillin e Qarkut.